Zbardhen tetë vjedhje në rajonin e Gostivarit

Zbardhen tetë vjedhje në rajonin e Gostivarit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur kallëzime penale për disa vjedhës nga Gostivari, nga çka janë zbardhur tetë vjedhje në rajonin e Gostivarit.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar në Prokurorinë Themelore në Gostivar parashtroi kallëzime penale kundër: E.A. (26), I.F. (30) dhe një të mituri, të gjithë nga fshati Dobërdoll-Gostivar dhe kundër L.S. (40) dhe S.I. (36) nga f. Forinë-Gostivar, në pajtimi me nenet 235 dhe 236 të Kodit Penal.
Tre të denoncuarit e parë nga f. Dobërdoll dyshohen se gjatë këtij muaji në disa raste në mënyrë kundërligjore kanë marrë bagëti nga stala në f. Senokosë dhe ia kanë shitur personave tjerë, kurse dy forinasit në mars të këtij viti kanë kryer vjedhje të rënda në markete në Gostivar. Fitimi i përgjithshëm të cilin në mënyrë kundërligjore të dyshuarit e kanë fituar është 244.000 denarë.