Zaharieva: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është edhe interes i Bullgarisë

“Është interes kombëtar i Bullgarisë që me Republikën e Maqedonisë të ketë raporte të fqinjësisë së mirë dhe të qëndrueshme. Vendi fqinj do të jetë i tillë kur të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, deklaroi shefja e diplomacisë bullgare Katherina Zaharieva. Ajo tha se “vendi nuk do të bëjë kompromis me kushtet që duhet të respektohen për t’u bërë pjesë e gjithë procesit të negociatave të BE-së. “Një nga kushtet në procesin e para-anëtarësimit është që të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore, të tejkalohet izolimi dhe politika nacionaliste. Nuk duhet vjedhur historia e fqinjëve, ndërsa nuk e mohojnë të kaluarën e përbashkët historike. Bullgaria do të përcaktojë qartë këto kushte”, deklaroi kryediplomatja bullgare. /SHENJA/