Zaev: Urime qytetarë, së bashku i hapëm dyert e NATO-s dhe BE-së

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri i vendit Zoran Zaev uroi të gjithë qytetarët dhe deputetët për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Prespës.
Postimi i plotë i kryeministrit Zaev:
“Uroj qytetarët dhe deputetët për ndërmarrjen e përgjegjësisë për ndryshimet kushtetuese me të cilën së bashku i hapëm dyert e NATO-s dhe BE-së për Republikën e Maqedonisë.
Në të njëjtën kohë shpreh falënderim deri tek sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për urimin e sontëm përmes telefonit dhe me të cilën të gjithë qytetarëve të vendit tonë ua uroi suksesin historik dhe perspektivat e reja të cilat hapen para nesh”.