Zaev thotë se Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një intervistë për gazetën greke “Efimerida” ka thënë se nuk ekziston mundësia që Marrëveshja e Prespës të ndryshohet.
Ai në këtë intervistë ka folur edhe për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë, dobitë e Marrëveshjes së Prespës, proceset në Kuvendet e të dy vendeve, anëtarësimi në NATO si dhe çmimi “Nobel” për paqe.
Zaev shtoi se Maqedonia dhe Greqia si dhe qytetarët e tyre mund të jenë miq të sinqertë dhe se procesi për marrëveshje është i pakthyeshëm.
“Nuk ekziston mundësi të ndryshohet Marrëveshja e Prespës, procesi është i pakthyeshëm. Bëhet fjalë për ligj, gjithashtu edhe ndryshim kushtetues. E ndryshojmë Kushtetutën pasi besojmë në të ardhmen e qytetarëve tanë dhe të rajonit, ndërsa duam të dërgojmë mesazh edhe për Evropën”, tha Zaev.