` . Zaev takon Micotakisin në Selanik: Republika e Greqisë është partneri ynë strategjik - TV-SHENJA

Zaev takon Micotakisin në Selanik: Republika e Greqisë është partneri ynë strategjik

Kryeministri, Zoran Zaev sonte zhvilloi takim me kryeminstrin grek Kirjakos Micotakis në margjina të Samitit që po mbahet në Selanik, në panelin me titull “Evropa Juglindore: Përparimi në bashkëpunimin rajonal dhe reformat”.

Zaev dhe Micotakis u pajtuan se rezultati pozitiv i euro-integrimeve me të cilën edhe do të konfirmohet perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, do të jetë arritje e madhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe do të jetë shtytje shtesë për marrëdhëniet ekonomike të cilat që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës shënojnë trend të rritjes. Kjo edhe për faktin se Greqia është partneri i dytë më i madh tregtar i vendit tonë.

Zoran Zaev, kryemnistër i RMV-së: Republika e Greqisë është partneri ynë strategjik. Kemi mundësi t’i thellojmë marrëdhëniet edhe më shumë. Vetëm t’ju rikujtoj se Greqia është investitori i tretë më i madh në RMV dhe gjithashtu është partneri i dytë më i madh tregtar. I kërkova kryeministrit të Greqisë që t’i ndihmojë RMV-së në proceset integruese. Greqia është vend anëtar me ndikim në BE, dhe mendoj se mund shumë t’i ndihmojë vendit tonë që pas 15 viteve të marrim datë për fillim të negociatave”.