Zaev: Pres zgjedhje fer dhe demokratike

Zaev: Pres zgjedhje fer dhe demokratike

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, sontë në emisionin debativ në TV Shenja, tha se pret zgjedhje fer dhe demokratike.

“Unë pres që të kemi, zgjedhje, fer dhe demokratike. Në radhë të parë, të gjitha parakushtet janë siguruar. Kodi Zgjedhor më të rejat e tij, opozita, të gjitha partitë politike brenda, të gjithë kandidatët e pavarur dhe të gjitha partitë e vogla kanë marrë pjesë në këtë gjë. VMRO-ja opozitare e kërkoj finger-printin dhe ne e mundësuam këtë. Kjo është garanci e plotë, që një njeri një votë, çka është shumë e rëndësishme në demokraci. Besoj që të gjithë shtabet bashkëpunojmë mes vete. Për shembull ne me VMRO-DPMNE-në kemi kordinim në lidhje më organizimin e tubimeve”, është shprehur Zaev. /SHENJA/