` . Zaev: Prej sot fillojmë me negociata për një shumicë stabile e cila është e gatshme të punojë - TV SHENJA

Zaev: Prej sot fillojmë me negociata për një shumicë stabile e cila është e gatshme të punojë

Pas konstituimit të Kuvendit, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar para mediave se deputetët e partisë së tij do ti mbrojnë interesat e qytetarëve dhe shtetit.

“Do të ndërtojmë një Kuvend të pavarur dhe para se gjithash do ti mbrojmë interesat e e qytetarëve dhe shtetit para interest të partisë. Para se gjithash do ti shërbejmë popullit”.

“Ne prej sot fillojmë me negociata për një mandate të ri 4 vjeçar të një shumice stabile në Parlament, shumicë e cila do të në sjell një Qeveri 4 vjeçare stabile e cila është e gatshme të punojë”, ka deklaruar më tej Zaev. /SHENJA/