` . Zaev: Po përmirësohet standardi i qytetarëve - TV SHENJA

Zaev: Po përmirësohet standardi i qytetarëve

Kryeministri Zoran Zaev në fejsbuk ka shkruar se politikat ekonomike të qeverisë po e rrisin standardin e qytetarëve.
“Investimet, punësime, dhe rrogat më të mëdha po e ndryshojnë jetën për më mirë. Qeveria vazhdon me punën e përkushtueshme dhe politikat e mira ekonomike për përmirësimin e standardit jetësor. Ekonomia po shënon rritje historike të BPV prej 13,1% nga kuartali i dytë. Rroga neto mesatare në shtet në vazhdimësi është duke u rritur dhe në qershor 2021, ajo është 28.744 denarë, që është 7%, gjegjësisht 1.877 denarë më shumë se qershorin e vitit të kaluar”, ka shkruar Zaev, përcjell SHENJA.