Zaev: Nuk do të kandidoj për president, e as do të kthehem në politikë!

Zaev: Nuk do të kandidoj për president, e as do të kthehem në politikë!

Ish kryeministri Zoran Zaev në cilësinë e biznesmenit ka marrë pjesë në debatin me studentët e UEJL-së për krizën aktuale dhe inflacionin në shtet.

Sipas Zaevit, kriza energjetike e cila është sot në shtet është rezultat i asaj se nuk është investuar në ndërtimin e kapaciteteve energjetike, si në kohën kur ai ishte kryeministër, ashtu edhe në qeveritë e kaluara.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do t’i kthehet politikës, Zaev tha kategorikisht që jo.

“Nuk e kam ndërmend të kthehem në politik dhe më këtë t’u lehtësojë disa personave. Për shkak Fondacionit ‘Zaev’ dhe aktiviteteve të mia nuk kam ndërmend të kandidohem për kryetar të shtet. Njëzet vite jam në politik dhe do ta ndihmojë këtë dhe çdo qeveri tjetër”, tha Zaev, raporton SHENJA.