` . Zaev: Nuk beson se tani mund të gjendet zgjidhje me Bullgarinë - TV SHENJA

Zaev: Nuk beson se tani mund të gjendet zgjidhje me Bullgarinë

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se takimi me presidentin e Bullgarisë, Rumen Takimi me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev ishte shumë me rëndësi.

“Besoj se të enjten do duhet të jetë takimi i cili do të mbahet ën Bullgari. Pres që gjatë ditës të vërtetohet nëse është të të mërkurën, të enjten, ose të premten, besoj se do të jetë të enjten. Do të mund të hyjmë në ato biseda detajisht. Kam ndjesi që më 22 qershor, nuk do të zgjidhet problem, sepse Bullgaria ka Qeveri teknike dhe nuk ka Parlament, por nuk është e pamundur të zgjidhet problemi. Përse e them këtë, e them që të mos i rris pritshmëritë e të gjithëve, sepse realisht në Bullgari më 11 korrik i kanë zgjedhjet. Por, ndjej përgjegjësi para populli tonë të ju tregoj se ne po bëjmë gjithçka dhe nuk ka asgjë të keqe nëse arrijmë”, ka deklaruar Zoran Zaev. /SHENJA/