` . Zaev: Nga ajo që dëgjova nuk ka asnjë provë që Janeva ka marrë para në “Zhvatja” - TV SHENJA

Zaev: Nga ajo që dëgjova nuk ka asnjë provë që Janeva ka marrë para në “Zhvatja”

 

Nga ajo që kam kam dëgjuar në incizime, nuk ka prova që Katica Janeva ka marrë para dhe ka qenë e involvuar në rastin “Zhvatja”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për revistën javore “Fokus”, në pyetjes se pse  dhe pasi u përmend se po zhvillohej hetim ose para – hetim, ai e kishte mbrojtur prokuroren speciale, transmeton Shenja.

“Nga ajo që kam dëgjuar nuk kishte asnjë provë që Katica Janeva ka marrë para dhe se ishte e përfshirë në atë rast”. Unë edhe ndaj kundërshtarëve të mi politikë, gjithmonë e kam respektuar prezumimin e pafajsisë. Unë duhet të jem i vëmendshëm. Prezumimi i pafajsisë është shumë i rëndësishëm. Unë isha njëri nga ata i cili inicoj protestat para  Prokurorisë Speciale Publike”, ka thënë Zaev. /SHENJA/