` . Zaev: Në programin vjetor të ministrisë së kulturës shqiptarët janë përfaqësuar në mënyrë adekuate - TV SHENJA

Zaev: Në programin vjetor të ministrisë së kulturës shqiptarët janë përfaqësuar në mënyrë adekuate

Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme ka deklaruar se në programin vjetor të ministrisë së kulturës për vitin 2021 nëse merren në përgjithësi maqedonasit janë të përfaqësuar me 60,26 për qind, shqiptarët me 25,96 për qind, ndërsa të tjerët me 13,78 për qind.

Zaev tha se nuk është e vërtet se shqiptarët janë të përfaqësuar me rreth 16 përqind në programin vjetor.

“Ministrja pothuajse çdo ditë jep informacione, dëshirojmë t’i japim mundësi profesionalizimit dhe njerëzve kompetent. Dëshirojmë të mos ketë përzierje të politikës, dëshirojmë të mos ketë përzierje të etnikumeve në shtet, për shkak se kjo duhet natyrshëm të dal, në bazë të kualitetit, në bazë të drejtave qytetare dhe për këtë po tentojmë. Pa asnjë përzierje, numrat dolën lart poshtë sipas përfaqësimit etnik në shtet. T’i japim mundësi deri në fund të impolementohen projekte të tilla, ndërsa gjithsesi e drejta e ankesës në disa projekte tani është bërë, ndoshta diku ka lëshime të caktuara dhe kjo është arsye që ato të shqyrtohen sërish”, ka theksuar Zaev.

Ndryshe gjatë ditëve të kaluara në opinion ka pasur reagime të shumta pas publikimit të rezultateve për programin vjetor në kulturë. Kjo, për shkak se për dallim nga viti i kaluar, sipas përfaqësuesve të opozitës, është ulur në mënyrë drastike numri i projekteve të shqiptarëve të pranuar në konkursin.