` . Zaev në Greqi: Maqedonia e Veriut interes në ndërtimin e terminalit për gaz të lëngshëm natyror - TV SHENJA

Zaev në Greqi: Maqedonia e Veriut interes në ndërtimin e terminalit për gaz të lëngshëm natyror

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të vizitës dyditëshe në Greqi, sot ka realizuar takim me drejtorin ekzekutiv të grupacionit “Kopeluzos”, Kristos Kopeluzos, që është aksionar themelues i kompanisë “Gastreid”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takimu shpreh interesim i ndërsjellë që Maqedonia e Veriut të përfshihet në ndërtimin e terminalit për gaz të lëngshëm natyror në afërsi të Aleksandropolisit në Greqi, si një pikë e re, e pavarur hyrëse për furnizimin me gaz natyror të vendeve të Evropës Juglindore, në mesin e të cilëve edhe Maqedonia e Veriut.

Me interesimin e treguar Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e stacionit të lundrimit 17 kilometra nga Aleksandropolisi për magazinimin dhe gazifikimin e gazit të rrjedhshëm natyror, ndërsa me këtë projekt krijohet mundësia për furnizim të përhershëm dhe stabil me gaz natyror për vendin, që do të bëhet pikë prej së cilës më pas gazi do të shpërndahet dhe më gjerë në rajon.