Zaev: Falë Zotit nuk duhet nënshkrimi i Ivanovit (Video)

Vendimet për ndryshimet kushtetuese për implementimin e Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshmet e Ligjit kushtetues sot duhet të publikohen në “Gazetën Zyrtare”, pas çka hyjnë në fuqi. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, duke theksuar se për këto vendime nuk është i nevojshëm nënshkrimi i presidentit të shtetit. Megjithatë ai ka theksuar se Marrëveshja me Greqinë, hyn në fuqi pasi të ratifikohet në parlamentin grek. Zaev shtoi më tej se emri i shtetit për përdorim ndërkombëtar hyn në fuqi menjëherë, megjithatë për përdorim të brendshëm kjo gjë ndodh me hapjen e kapitujve, gjegjësisht brenda pesë viteve.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Falë Zotit edhe nuk duhet nënshkrimi për vendimin e ri nga ana e presidentit Ivanov. Dje së bashku me ndryshimet, Kuvendi solli vendim edhe për shpallje të amendamenteve dhe shpalljet të Ligjit Kushtetues….Marrëveshja hyn në fuqi pasi të ratifikohet në parlamentin grek. Kërkesa është e shkruar qartë brenda. Për përdorim ndërkombëtar hyn në fuqi menjëherë, për përdorim të brendshëm me hapjen e kapitujve jo më shumë se pesë vite është e shkruar detajisht. Por definitivisht ky është vendimi që e kemi pranuar dhe që i hap perspektivat e të gjithë popullit tonë dhe vendit tonë”

Zaev sqaroi se menjëherë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”, Ministria e Jashtme e Maqedonisë do të dërgojë informata tek Ministria e Jashtme e Greqisë se ndryshimet kanë kaluar në Parlamentin e Maqedonisë, pas çka procesi kalon menjëherë në parlamentin grek.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Besoj se që në fillim të javës së ardhshme me publikimin e vendimeve të djeshme në Gazetën Zyrtare, që do të bëhet sot , do të dërgojmë shënim  të Ministrisë sonë të jashtme tek Ministria e Jashtme e Greqisë që të dijnë se është kryer procesi ynë. Menjëherë pas kësaj ato hyjnë në process në Greqi për ratifikim të Marrëveshjes, ndërsa menjëherë pas kësaj edhe për ratifikim të protokollit për anëtarësim në NATO. Me këtë hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës. Pastaj vijon detyrimi ynë që të lëshojmë letër tek të gjitha vendet e botës për vendimin që e ka marrë parlamenti i Maqedonisë, kjo është pjesë e detyrimit nga Marrëveshja dhe këtë do ta bëjmë.”

Zaev u shpreh i bindur se Marrëveshja me Greqinë do të ratifkohet në parlamentin grek dhe se Maqedonia do të bëhet vendi i 30-të i NATO-s. Ajnur Bafqari /SHENJA/