Zaev: Do të ketë shumicë prej 2/3 për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Zoran Zaev është i sigurt se do të siguroj shumicë prej dy të tretave që është e nevojshme për tu miratuar ndryshimet kushtetuese.
“Do të ketë debat për amendamentet, që do të zgjas tre ditë. Do të bëjë gjithçka që kam në dorë për ta shtyrë përpara këtë proces”, ka deklaruar Zaev.
Në pyetjen e gazetarëve se kur do të hyjë Maqedonia në NATO, Zaev tha se pret që kjo të ndodhë në shkurt.
Qëndrimi i tij është se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe paralajmëroi se do të bisedoj edhe me partnerët e koalicionit. Zaev shtoi se nuk beson se edhe ata janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. /SHENJA/