Zaev: Do të ketë përgjegjësi nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese

Numri i deputetëve të cilët do t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese do të dihet gjatë momentit të votimit. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se kjo do të shihet që sot, gjatë votimit të amendamentit të parë në Kuvend. Ai ka thënë se përgjegjësia është e deputetëve por se beson se do të gjejnë forca që të votojnë amendamentet dhe më pas të pasojw procesi i votimit në Kuvendin e Greqisë. Në rast dështimi, Zaev ka thënë se është i gatshëm të merr përsipër pjesën e tij të përgjegjësisë.

Zoran Zaev, kryeministër

“Çdo njëri duhet të merr përgjegjësi për procesin. Nëse nuk ka shumicë, do të pasoj mbledhje e Këshillit Qendror ku do të merret përgjegjësia. Kemi vendosur gjithçka në këtë proces. Në politikë ekziston edhe përgjegjësia. Nuk kam paragjykime, ka ardhur momenti i përgjegjësisë. Ose do të ketë 80 ose do të ketë përgjegjësi”

I pyetur në lidhje me qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, Zaev ka thënë se kryetari i asaj partie Hrisitan Mickosaki, nga njëra anë para diplomatëve aktron konstruktivitet  dhe se do ta përkrah procesin ndërsa në anën tjetër është pengues i procesit.

Zoran Zaev, kryeministër

“Mickoski po futet në telashe tjera. Çdo kërcënim, çdo fjalor që përhap urrejtje është e palejueshme dhe pres që MPB ta sanksionoj. Politik të tillë të papërgjegjshme nuk kam pritur nga kjo parti politike, me siguri edhe për këtë shkak është në këtë gjendje kjo parti”

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se deputeti Panço Minov do të votoj ndryshimet kushtetuese, ndërsa nuk e di nëse të njëjtën gjë do ta bëj Elizabeta Kamçeska Milevska.

Zoran Zaev /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=lBfU2F1WkCU