Zaev dhe Sela arrijnë marrëveshje për ndryshimet kushtetuese, ndryshon Preambula (VIDEO)

Zaev dhe Sela arrijnë marrëveshje për ndryshimet kushtetuese, ndryshon Preambula (VIDEO)

Alenaca për Shqiptart do ti mbështesë ndryshimet kushtetuese, pasi pasdite kryeministri Zoran Zaev pranoi një pjesë të kërkesave të tyre.  Saktsisht në preambulë fshihet fjalia “qytetarë që jetojnë në kufij” dhe numrohen të gjitha etnitetete. Zaev ka sqaruar se sipas këtij formulimi del se ata jetojn përkohësisht në Maqedoni dhe se me fshirjen e fjalëve “të cilët jetojnë” do të evitohen ndjenjat e shqiptarëve  dhe bashksive të tjera se jetojnë prkohsisht. Kryeministri tha se nga preambula është hequr fjala “qytetarët” e cila prmendet dy herë.

Zoran Zaev, kryeministër: U pranua propozimi që të tërhiqet  pjesa  “që jeton në kufij” në mënyrë që të mos lërë  përshtypjen se qytetarët shqiptarë dhe të tjerët sikur janë të përkohshëm  këtu. E larguam edhe fjalën e dytë  “qytetarët”pasi ka  një dublikim të “qytetarëve” në Preambulë. Qytetarët e Maqedonisë, populli maqedonas dhe një pjesë e popullit shqiptar, populli turk … do të jenë formulimi përfundimtar në Preambulë.

Lideri i Aleancës, Ziadin Sela tha se janë krenarë që nga Preambula hiqet padrejtësia që i Bëhet Shqiptarëve. Ai theksoi se Alenaca është e përkushtuar për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Ziadin Sela, kryetar i ASH-së: Kemi arritur marrëveshje. Jemi krenar që me kontributin tonë kemi bërë të paktën që fjalia e parë e Kushtetutës, Preambula, të heq padrejtësi për definimin e keq të gjërave. Kemi folur rreth kërkesave që Aleanca për Shqiptarët i ka pasur. Prej sot nuk do të kemi dy kategori të qytetarëve – qytetarë, si dhe qytetarë tjerë…, por do të jetë vetëm populli maqedonas, shqiptarë, turk etj.

Ndryshimet Kushtetuese nesër hyjnë në seancë plenare. Sipas paralajmërimeve pritet që më 15 janar ato të votohen.

Ajnur Bafqari /SHENJA/