` . Zaev - Byrnes: Të luftohet korrupsioni dhe personat që rrezikojnë demokracinë - TV SHENJA

Zaev – Byrnes: Të luftohet korrupsioni dhe personat që rrezikojnë demokracinë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev sot u takua me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Byrnes. Në këtë takim fokusi i bisedimeve ishte Urdhri Ekzekutiv i lëshuar këtë javë nga Presidenti Biden, i cili përmban kritere të qarta në lidhje me sanksionet për ata që veprojnë kundër vlerave demokratike dhe vijnë nga Ballkani Perëndimor.

Duke folur për Urdhrin Ekzekutiv, Zaev dhe Byrnes shprehën kënaqësinë e ndërsjellë që në aktin e Presidentit Biden fokusi është në luftën kundër korrupsionit, i cili është një përparësi kryesore e Qeverisë së Maqedonisë, duke theksuar dëmin që korrupsioni i shkakton politikës së jashtme, sigurisë kombëtare dhe stabiliteti ekonomik, si Shteteve të Bashkuara ashtu edhe Maqedonisë së Veriut, partnerëve dhe aleatë të tjerë. /SHENJA/