Xhelil Abdulla ndahet me Renovën

Xhelil Abdulla ndahet me Renovën

KF Renova mbetet pa një element të rëndësishëm, pasi në vazhdim nuk do të ketë shërbimet e kapitenit Xhelil Abdulla. Mbrojtësi 30 vjeçar ka vendosur të largohet nga klubi ku kaloi 7-të sezone të plota, pasi me drejtuesit e klubit kanë mbritur te një pikë ku ndarja ishte në interes të të dyja palëve. Largimi i mbrojtësit me përvojë len boshllëk të madh në formacionin e Qatip Osmanit, pasi pikërisht Abdulla ishte prej pikave kyçe te Renova, duke qenë në shumë ndeshje të sezonit të fundit edhe kapiten i skuadrës.

Pas ndarjes me 7-të futbollistë ditë më parë, largimi i Xhelil Abdulla-it vjen pak sa pa pritur te Renova, që duket se do ketë detyrë serioze në merkato për të zëvendësuar pika të rëndësishme në formacion.

Ndërkohë Abdulla si lojtar i lirë do të presë oferta për të vendosur për klubin e ri ku do të vijojë karrierën e tij. /SHENJA/