` . Xhamia në Palestinë që Izraeli e shndërroi në klub nate (FOTO+VIDEO) - TV SHENJA

Xhamia në Palestinë që Izraeli e shndërroi në klub nate (FOTO+VIDEO)

Xhamia Al Ahmar ishte një nga ndërtesat më historike në Palestinë. Pastaj Izraeli e shndërroi atë në një klub nate, raporton TRTworld, përcjell SHENJA.

Xhamia është në qytetin verior të Safed, i cili dikur ishte shtëpia e 12,000 palestinezëve që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së 1948.⁣

⁣Izraeli është akuzuar prej kohësh se po bën përpjekje për të fshirë identitetin musliman të zonave të okupuara. Një grup izraelit i të drejtave tani ka zbuluar se autoritetet izraelite përdorin tre strategji për të fshirë vendet e shenjta muslimane. Këto taktika përfshijnë:

1. Deklarimi i vendeve si pjesë e zonave ushtarake për të fshirë identitetin e tyre dhe për të parandaluar hyrjen e palestinezëve në to;

2. Futja e vendeve të shenjta në rezervatet natyrore si në shembullin e varrit të Salman al Farisi-ut. Ajo iu dha vendbanimit izraelit të Yitzhar, i cili e shndërroi atë në një rezervat natyror;

3. Injorimi i vendeve të shenjta që nuk kanë emra profetësh të përmendur në Tevrat. Autoritetet investojnë fonde vetëm në ato që pretendojnë se ato janë vende hebraike.