Xhaferi për Ligjin e Gjuhëve: Vepruam sipas ligjit, Ivanov nuk respoktoi detyrimet ligjore

Xhaferi për Ligjin e Gjuhëve: Vepruam sipas ligjit, Ivanov nuk respoktoi detyrimet ligjore

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka folur për dërgimin në Gazetën Zyrtare të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Xhaferi ka deklaruar se ai nuk ndjen kurrëfarë përgjegjësie për veprimet e bëra brenda kompetencave ligjore.  “Ne kemi pritur Ivanovin 1 vjet për Ligjin për Gjuhët dhe 6 muaj për Ligjin për Marrëveshjen e Prespës. Ivanov është ai që ka refuzuar që të respektojë detyrimin ligjor për të nënshkruar ligjet e lartpërmendura”, ka thënë ndër të tjera Xhaferi, gjatë konferencës për gazetarë. /SHENJA/