Xhaferi: Nuk është koha e duhur për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Xhaferi: Nuk është koha e duhur për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka folur edhe për kërkesën e VMRO-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai ka thënë se kjo është kompetencë e deputetëve dhe varet nëse nëse shumica e deputetëve bëjnë kërkesë për shpërbërje të Kuvendit, raporton Tv SHENJA/

“Unë do të respektoja procedurën. Por, në kontekst politik mendoj se nuk është koha e duhur që kushdo qoftë të mendojë përzgjedhje të parakohshme parlamentare për faktin se jemi në një fazë të konsolidimit të përpjekjeve tona për anëtarësim final dhe të plotëfuqishëm në NATO dhe të fillojmë që të fillojmë bisedimet paraqasëse për anëtarësim ne BE”, ka thënë Xhaferi. /SHENJA/