Xavi: Nesër shans i artë për ne, derbin e dominuam për 80 minuta

Xavi: Nesër shans i artë për ne, derbin e dominuam për 80 minuta

Xavi debutoi me fitore si trajner i Barcelonës në fundjavë. Ekipi katalanas fitoi 1-0 derbin ndaj Espanyolit, sfidë që u vendos nga goli i Memphis Depay.

41-vjeçari do të debutojë nesër në Champions League. Barcelona pret Benfikën në “Camp Nou”, për të tentuar fitoren që do sillte kualifikimin dhe për t’u hakmarrë pas disfatës 3-0 në Portugali.

Xavi shfaqet optimist për duelin ndaj “Shqiponjave të Lisbonës” në konferencen për shtypin. “Jemi gati për nesër. Fitorja na kualifikon në raundin tjetër, prandaj e cilësoj si një shans të artë për ne.

Barcelona nuk merr pjesë në këtë kompeticion për të bërë një figurë të mirë dhe kaq. Më lini të jem optimist”.

Më pas një koment ekipin kundërshtar. “Benfika është shumë e fortë fizikisht, kanë lojtarë anësorë teknikë që dinë ta rrisin ritmin e ndeshjes”.

Në fund një analizë rreth suksesit në derbi në La Liga. “Jam më shumë se i kënaqur për fitoren ndaj Espanyolit. Mora ndjesi të mira nga skuadra, edhe pse vuajtëm.

Dominuam për 80 minuta, bëmë presing lart dhe i mbyllëm ata në gjysmëfushën e tyre”, përfundoi Xavi.