WhatsAppi do t’ua mundësojë përdoruesve t’i dërgojnë mesazhe vetes

WhatsAppi do t’ua mundësojë përdoruesve t’i dërgojnë mesazhe vetes

WhatsApp ka prezantuar një veçori të re që ju lejon t’i dërgoni mesazhe vetes: si kujtesa dhe lista blerjesh, ka konfirmuar “Meta” për TechCrunch.

E quajtur “Message Yourself”, funksioni u zbulua për herë të parë nga WaBetaInfo disa javë më parë si pjesë e një testi beta, por tani do të shpërndahet globalisht për përdoruesit e iOS dhe Android në javët e ardhshme.

Pasi të merrni përditësimin, do të mund ta shihni veten në krye të listës së kontakteve kur krijoni mesazhe të reja. Pasi të klikoni mbi të, do të jeni në gjendje t’i dërgoni vetes shënime, kujtime, lista blerjesh dhe çdo gjë tjetër që mund t’ju duhet të mbani mend. Njoftimi që rezulton, nëse aktivizohet, mund të ndihmojë që vetë-shënimi juaj të mos kalojë pa u vënë re. Përdoruesit mund t’i vendosin gjithashtu bisedat e tyre “Message Yourself” në krye të listës së bisedave për qasje më të lehtë.

Deri më tani, ju mund t’i dërgoni mesazh vetes duke krijuar një grup vetëm me ju si anëtar ose duke përdorur funksionin e aplikacioneve “kliko për të biseduar”.