WhatsApp vjen me tre ndryshime të reja

WhatsApp vjen me tre ndryshime të reja

Disa veçori të reja momentalisht janë vënë në punë për shërbyesin e mesazheve WhatsApp, kjo sipas blogut zyrtar të WhatsApp dhe një ueb-sajti të brendshëm WABetaInfo.

Shënimi zanor

Ndryshimi më i dukshëm do t’i lejojë përdoruesit që të shtojnë një mesazh zanor si një përditësim të statusit të tyre. Posa të aktivizohet, përdoruesit do të mund ta shohin një buton të regjistrimit të zërit në afërsi të butonave për tekst dhe fotografi që gjenden tek sektori i statusit. Duke klikuar këtë buton ju mund të regjistroni një mesazh audio që ta përdorni atë si statusin tuaj.

Shënimi zanor mund të shpërndahet vetëm me personat të cilët ju i zgjidhni tek cilësimet e privatësisë të statusit, përcjell Telegrafi.

Mbështetja në telefona të ndryshëm

WhatsApp gjithashtu po punon edhe në shtimin e mbështetjes për sinkronizimin e bisedave në disa telefona të mençur, raporton WABetaInfo. “Modaliteti shoqërues” do t’u mundësojë përdoruesve që të lidhin edhe një telefon të dytë në llogarinë e tyre.

“Modaliteti shoqëryes do t’u lejojë përdoruesve që t’i lidhin telefonin e dytë në llogarinë e tyre në WhatsApp pa u kërkuar atyre që të kenë lidhje aktive me internet me pajisjen kryesore në mënyrë që të dërgojnë mesazhe”, bënë të ditur nga grupi.

Reagimet me “emoji”

Zuckerberg gjithashtu konfirmoi se Meta po shqyrton mundësinë e përdorimit të cilit do “emoji” për të reaguar ndaj një mesazhi në WhatsApp.

Më herët, përdoruesit mund të reagonin ndaj një mesazhi me vetëm një nga pesë “emojit” pa pasur nevojë që të dërgojnë një mesazh tjetër ndaras. Me përditësimin e ri, WhatsApp do të përfshijë të gjithë “emojit” e saj në reagimet ndaj mesazheve. /Telegrafi/