` . Werder Bremen e fiksuar pas kosovarëve, Rashicën e zëvendëson me Kastratin! - TV SHENJA

Werder Bremen e fiksuar pas kosovarëve, Rashicën e zëvendëson me Kastratin!

Werder Bremen e fiksuar pas lojtarëve kosovarë. Klubi nga Weser Stadion, që këtë sezon do të militojë në Bundesligën e dytë, synon ta zëvendësojë Milot Rashicën me një tjetër futbollist të përfaqësueses kosovare. Rashica këtë sezon kaloi te Norwich City në Premier League duke lënë një “gropë” të madhe në sulmin e Werderit të cilën bardhejeshilët kërkojnë ta mbulojnë me afrimin e Lirim Kastratit nga Dinamo e Zagrebit. Bisedimet kanë nisur me drejtuesit e Werderit që i kanë ofruar Dinamos, huazimin e futbollistit e 22-vjeçarit me detyrim blerjeje pas një viti, për momentin marrëveshja nuk është arritur, por shanset që Kastrati të kalojë te Werder Bremen janë të mëdha.