` . Vritet polici në Mal të Zi, dorasi dyshohet se është shtetas kosovar - TV SHENJA

Vritet polici në Mal të Zi, dorasi dyshohet se është shtetas kosovar

Ka mbetur i vdekur polici me inicialet M.L. nga plagët e marra pas disa të shtënash që u shkrepën në qendër të qytetit Igalo në Mal të Zi.

Personat e përfshirë në këtë ngjarje dyshohet se janë shtetas të Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit janë arratisur pasi kishin plagosur policin, por u arrestuan më pas në fshatin Sutorinskom rreth orës 17:00.

Kur policia i gjeti ata dhe e rrethoi të dyshuarin për plagosjen e oficerit, ai kishte shkrepur sërish me armë zjarri dhe ngeli i plagosur në shkembimin e zjarrit, shkruan Kurir, transmeton Klan Kosova.

Policia më pas e arrestoi të dyshuarin bashke me një burrë tjeter dhe një grua që ishte në shoqëri me ta.

Drejtoria e Policisë njoftoi se janë duke punuar në identifikimin e tre të arrestuarve.