VMRO u jep ultimatum 123 zyrtarëve shtetërorë: Deklarojeni pasurinë ose ua zbulojmë ne!

VMRO u jep ultimatum 123 zyrtarëve shtetërorë: Deklarojeni pasurinë ose ua zbulojmë ne!

VMRO-DPMNE u dha 24 orë afat 123 zyrtarëve shtetërorë për të deklaruar pasurinë e padeklaruar.
Partia opozitare thekson se zyrtarë shtetërorë, persona të zgjedhur dhe të emëruar, drejtorë, menaxherë, njëherësh edhe zyrtarë partiakë të LSDM-së dhe BDI-së, gjithsej 123 , edhe pse kanë pasur obligim të deklarojnë pasurinë që kanë, nuk e kanë bërë.

Sipas vlerësimit të VMRO-së bëhet fjalë për prona me vlerë 30 milionë euro.

“Të gjithë kanë një afat prej 24 orësh nga sot për të raportuar pronën në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në të kundërtën pas këtij afati do të fillojmë me publikimin e emrave dhe pronave të këtyre zyrtarëve”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski.
Petrushevski përkujton se afati ligjor për raportimin e pronës private për zyrtarët shtetërorë është 30 ditë dhe në këto 123 raste bëhet fjalë për muaj dhe vite të mosrespektimit të këtij afati. /SHENJA/