` . VMRO: Përse Filipçe ende nuk tregon se me çfarë ishte ndërtuar spitali modular në Tetovë - TV SHENJA

VMRO: Përse Filipçe ende nuk tregon se me çfarë ishte ndërtuar spitali modular në Tetovë

VMRO-DPMNE e pyet ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçen se përse ende nuk kanë treguar se me çfare ishte ndërtuar spitali i modeluar në Tetovë dhe si u dogj ai për vetëm 2 minuta. Sipas partisë opozitare ka edhe shumë pyetje  që edhe 10 ditë pas tragjedisë po presin përgjigje, të cilat përgjigje siç thonë, Zoran Zaev, Venko Filipçe së bashku me drejtorat e BDI-së duhet t’u japin përgjigje.

VMRO-DPMNE

“Së pari, si janë ndërtuar spitalet e modeluara, nga çfarë materiali dhe në çfarë mënyre? Së dyti, a ka kërkuar dhe ofruar Ministria e Shëndetësisë specifikime dhe standard për ndërtimin e barakave modulare? Së treti, sa është paguar për ndërtimin e tyre dhe a ka korresponduar me produktin e marrë?”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/