VMRO paralajmëron padi kundër Talat Xhaferit dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare për Ligjin e Gjuhëve

VMRO paralajmëron padi kundër Talat Xhaferit dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare për Ligjin e Gjuhëve

Edhe VMRO DPMNE-ja e cilësoi publikimin e Ligjit të Gjuhëve në Gazetën Zyrtare si një akt antikushtetues dhe anti ligjor, dhe një akt të dhunshëm të pushtetit për të zbatuar zgjidhje të cilat do të lenë pasoja të dukshme në funksionimin e shtetit.

“Publikimi i Ligjit të gjuhëve në Gazetën Zyrtare jo vetëm që nuk është akt legjitim dhe ligjor, por sjell me vete edhe pasoja politike dhe juridike. Publikimi antiligjor i ligjeve, përbën keqpërdorim të pozitës zyrtare, dhe ky akt është i dënueshëm sipas nenit 353 nga Kodi Penal. Kjo vepër nuk vjetërohet për dy vite, në mënyrë që të përfitojë nga amnistia e gjyqësorit Kacarska – Zaev. Për shkak të seiozitetit dhe peshës së kësaj vepre për shkak të publikimit në Gazetën Zyrtare, paragarafi 5 nga neni 353 i Kodit Penal parashikon burg minimal prej pesë vitesh. VMRO DPMNE do të ngrejë padi penale kundër Talat Xhaferit,  dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, por ndaj të gjithë atyre që do të vërtetohet se e kanë shkelur ligjin gjatë publikimit të ligjit pa nënshkrimin e presidentit”, tha sekretari i përgjithshëm i VMRO-së Igor Janushev

VMRO do të ngrejë edhe iniciativë për Kushtetueshmërinë e Ligjit të Gjuhëve para Gjykatës Kushtetuese.

“Me këtë ligj, por rrënohet edhe një themel i Republikës së Maqedonisë. Një themel që i lidhë të gjithë bashkësitë etnike në Maqedoni. Ky ligj është edhe një hipotekë tjetër nëpërmjet të cilës Zaev po tenton ta paguajë çmimin për ardhjen në pushtet. PRandaj kjo sjellje e LSDM-së dhe BDI-së është e papranueshme e turpshme”, tha sekretari i përgjithshëm i VMRO-së Igor Janushev

VMRO DPMNE u bën thirrje të gjithë institucioneve që të injorojnë dhe të mos e zbatojnë këtë ligj që e quajnë të dëmshëm për shtetin. VMRO thotë se nëse drejtuesit e institucioneve do të jenë pre e presioneve dhe kërcënimeve për zbatimin e ligjit, kjo parti do tu ofrojë ndihmë me komisionin juridik. Kjo parti ironizoi edhe mungesën e Zaevit gjatë këtij momenti për shkak të pushimeve dimërore në Gjermani.

VMRO DPMNE ripërsëriti kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale pasi besojnë se këtë radhë, populli do ta dënojë koalicionin qeverisës që tha se e ka shitur emrin dhe e ka sjellë ligjin antikushtetues për gjuhët. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/