VMRO: Ministria e Arsimit shpërdoroi 21.5 milionë euro të Bankës Botërore

VMRO: Ministria e Arsimit shpërdoroi 21.5 milionë euro të Bankës Botërore

Heshtja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe mungesa e përgjegjësisë për paratë e shpërdoruara konfirmojnë atë që kemi thënë deri tani në publik. Mungesa e teksteve është dështim i Qeverisë, e cila për ta fshehur paguan mbi gjysmë milioni euro për shkrime të përkohshme që nuk kanë vlerë përdorimi, tha gjatë konferencës së sotshme për gazetarë zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Miteva theksoi se 5 vjet qeverisje e LSDM-së rezultuan me një sërë konceptesh të ndryshme, në vetvete skandaloze dhe të pazbatueshme në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut. Miliona para u shpenzuan për të ashtuquajturin dixhitalizim, që është rrënja e problemit të mungesës së teksteve shkollore për këtë vit shkollor, sipas partisë opozitare.

Marija Miteva  zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së

“Projekti i Bankës Botërore me vlerë 21.5 milionë euro i firmosur nga Ministria e Arsimit dhe Shekncës në vitin 2020 ka një qëllim krejtësisht të ndryshëm nga ai për të cilin përdoret. Domethënë, fokusi dhe mjetet duhet të aplikohen në zhvillimin afatgjatë të arsimit të Maqedonisë duke përmirësuar infrastrukturën shkollore, duke zhvilluar programe dhe duke forcuar kompetencat e kuadrit mësimor”.