VMRO: Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq kanë gënyer, të japin menjëherë dorëheqje

VMRO: Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq kanë gënyer, të japin menjëherë dorëheqje

Maqedonia e Veriut përjetoi debakël total dhe prishje të përhershme të pozitave negociuese me Bullgarinë për shkak të paaftësisë së qeverisjes të udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Kështu akuzon VMRO-ja opozitare, të cilët thonë kryeministri Dimitar Kovsaçevski, ministri i jashtëm, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq e kanë ditur se çfarë përmban propozimi francez dhe kanë heshtur, duke gënjyer kështu të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. VMRO kërkojnë dorëheqjen e tyre të  menjëhershme.

Marija Miteva, zëdhënse e VMRO-së

“LSDM duhet ta dijë se fajtori më i madh për gjendjen e Maqedonisë së Veriut është qeveria e Kovaçevskit. Sulmi më imadh hibrid që po i ndodh vendit është pëikërisht për shkak qeverisjes së LSDM dhe BDI. Dje edhe Osmani edhe Mariçiqi kanë pranuar publikisht se kanë gënjyer gjithë opinionin maqedonas se nuk e kanë parë dhe nuk e kanë  shqyrtuar propozimin frnacez. Pikërisht dje doli në shesh ajo që po e theksonim prej ditësh, se Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq për më shumë se 6 muaj negociuan dhe ranë dakord për këtë propozim të dëmshëm për Maqedoninë e Veriut”