VMRO-ja nuk merr pjesë në ndryshimet kushtetuese (Video)

VMRO-ja nuk merr pjesë në ndryshimet kushtetuese (Video)

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në debatin e fundit për ndryshimet kushtetuese dhe nuk do të japin legjitimitet për këtë proces. Kështu ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një konferencë për mediat para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Ai ka theksuar se këto ndryshime janë të dëmshme.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË
“Nuk do të marrim pjesë në debatin dhe nuk do të japim legjitimitet për këtë proces, pasi që ndryshimet kushtetuese janë të dëmshme dhe e ndryshojnë identitetin, veçanërisht identitetit institucional.”

Mickoski theksoi se deri tek ndryshimet kushtetuese nuk është arritur nëpërmjet rrugës demokratike, por nëpërmjet shantazhit të deputetëve dhe keqpërdorimit të gjyqësorit.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË
“Të gjithë e dinë se tek ndryshimet nuk është ardhur nëpërmjet rrugës demokratike por me shantazh të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, me keqpërdorim të gjyqësorit. Emrin nuk e ndryshojnë qytetarët por 80 deputetë. Ky është akti final i një procesi të turpshëm në të cilën Republika e Maqedonisë është shtyrë nga Zaevi dhe shumica parlamentare”

Pas deklaratës, Mickoski së bashku me bashkëpunëtorët e afërt iu bashkua protestës para Kuvendit, të organizuar nga Lëvizja ”Tvrdokorni” dhe “Maqedonia bllokon”. Protestuesit e ftuan disa herë që ai të ngjitet në tribunë për t’iu drejtuar të pranishmëve, megjithatë edhe pas shumë thirrjeve, Mickoski refuzoi që të mbajë fjalim. Ajnur Bafqari /SHENJA/