` . VMRO-ja i kërkon Prokurorisë të hetojë "pazaret qeveritare me biznesmenin anti-BE" - TV SHENJA

VMRO-ja i kërkon Prokurorisë të hetojë “pazaret qeveritare me biznesmenin anti-BE”

“Nuk ka BE me Zaevin, i cili përmes Panamasë lanë para me biznesmenin anti BE, Daka, ndërsa prokuroria po flen”. Kështu akuzojnë nga VMRO-ja opozitare, të cilët përsëri e aktualizojnë rastin me biznesmenin kontravers Miodrag Daka Davidoviq.

Zaev dhe Qeveria thonë ata po mashtrojnë dhe Dakës po i lejojnë të ndërtoj ndërtesa në vendin ku duhej të kishte fabrikë. Vendi nëse është shitur ligjërisht si parcelë për banesa, do duhet të arrinte çmim të madh, nga çmimi që e ka paguar Daka. Kjo thonë nga VMRO përmes një kumtese për media, duhet të hetohet nga Prokuroria Publike.

“I gjithë procesi është i dyshimtë. Prokuroria duhet të hapë lëndë dhe të vërtetoj, ku kanë përfunduar 300.000 eurot dhe 2000 metër katrorët të cilat Daka thotë në incizim se i ka dhënë. Ai ka paguar 4 milionë euro mito dhe kujt? Sa është dëmtuar buxheti i vendit me atë që Daka ka blerë fabrikë me tokë të madhe dhe në të tani do të ndërtoj ndërtesa. Prokuroria Publike duhet të reagojë. Krimi nuk duhet të mbetet i pandëshkuar”, thekson VMRO-ja. /SHENJA/