VMRO-DPMNE sonte mban protesta, kërkohen zgjedhje të parakohshme parlamentare

VMRO-DPMNE sonte mban protesta, kërkohen zgjedhje të parakohshme parlamentare

VMRO-DPMNE-ja sonte do të mbajë protestë të ashtuquajtur për ndryshime në Shkup, përmes së cilës do të dorëzojë sërish kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Protesta është paralajmëruar për të filluar nga ora 20:00 para ndërtesës së Qeverisë.

Vendimi për të protestuar është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së më datë 17 të muajit të kaluar, duke kritikuar qeverinë për pamundësinë e saj për të përballuar krizën ekonomike dhe financiare të shoqëruar me rritje të çmimeve dhe inflacion të lartë, rritje të borxhit publik, diplomaci joefikase dhe të papërgjegjshme për fillimin zyrtar të bisedimeve për anëtarësim në BE.