VMRO-DPMNE: Qeveria gënjen, gjuha maqedone nuk është e garantuar

VMRO-DPMNE: Qeveria gënjen, gjuha maqedone nuk është e garantuar

Gjuha nuk është e garantuar, qeveria Kovaçevski pranon Bullgarinë të na shkruajë tekstet, ka reaguar sot VMRO-DPMNE.
Në njoftimin e partisë thuhet:

“Qeveria mburret se gjuha është e garantuar, por ajo është e kontestuar, ndërsa Bullgaria do të shkruajë tekstet tona.

Gjuha maqedonase nuk është e garantuar me propozimin me të cilin mburret qeveria. Gjuha zyrtare e një vendi kandidat për në BE njihet në kapitullin 34. Gjuha maqedonase nuk është në propozim dhe ekziston rreziku që kur të hapet dhe mbyllet kapitulli 34, të kontestohet.

Ky propozim lë problem dhe mundësinë që gjuha të sfidohet, sepse nuk është e garantuar…”