VMRO-DPMNE: Protestuesit dje i thanë jo propozimit francez

VMRO-DPMNE: Protestuesit dje i thanë jo propozimit francez

VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka thënë se nga protesta e mbrëmshme, populli protestues i tha “jo” propozimit francez.

“Qytetarët kundërshtojnë legalizimin e asimilimit të popullit maqedonas, poshtërimeve dhe deformimeve të identitetit që është e gatshme t’i bëjë kjo Qeveri. Edhe populli edhe opinioni ekspert janë të bindur se Qeveria gënjen. Kjo kontratë është e njëjta që Kovaçevski dyshohet se e kishte refuzuar një javë më parë. Me këtë Propozim dhe dokumentin përcjellës, gjuha maqedonase cilësohet si dialekt bullgar perëndimor. Propozimi kornizë, pjesë integrale e të cilit janë raportet vjetore, mbulon çështjet historike, e me këtë edhe kërkesat negative të Sofjes. Nëse Qeveria e pranon propozimin, atëherë Maqedonia në mënyrë arbitrare pranon negociatat e përjetshme ose asimilimin e plotë të brezave të sotëm, të kaluar dhe të ardhshëm”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

Nga VMRO thonë se “kjo qeveri ka humbur besueshmërinë dhe legjitimitetin, prandaj tani me mashtrime dhe kërcënime po mundohen të mbajnë pushtetin në duart e tyre”.