VMRO-DPMNE: Ekonomia e Maqedonisë po fundoset

VMRO-DPMNE: Ekonomia e Maqedonisë po fundoset

“Ekonomia e Maqedonisë po fundoset për shkak të politikës së keqe energjetike të qeverisë. Industria është lënë në mëshirë dhe paguan energjinë elektrike 500% më shtrenjtë se vitin e kaluar. Në krahasim me kompanitë në shtetin përreth, ato të Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë dhe kështu humbasin konkurrencën e tyre”, thonë ng aVMRO-DPMNE

Nga atje thonë se Qeveria po shet lirë energjinë e tepërt në Shqipëri, ndërsa ekonomia në vend po shembet për shkak të çmimeve të larta

“Për shkak të papërgjegjshmërisë, keqmenaxhimit dhe kriminalitetit të qeverisë antimaqedonase të LSDM-së, qytetarët dhe kompanitë po e paguajnë fatkeqësinë ekonomike disafish nga xhepat e tyre. Para së gjithash, paguajnë kompanitë shtetërore që janë kthyer në një pus pa fund dhe humbësit më të mëdhenj në 5 vjet, pastaj paguajnë importet e shtrenjta me paratë e buxhetit dhe në fund e paguajnë rrymën me fatura gjigante.