VMRO: Arsovska është e shantazhuar, kontrollohet nga “strukturat parapolicore të LSDM-së”

VMRO: Arsovska është e shantazhuar, kontrollohet nga “strukturat parapolicore të LSDM-së”

VMRO-DPMNE pretendon se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska është shantazhuar nga qeveritarët me kallëzime penale dhe punon për LSDM-në. Sipas partisë opozitare, Arsovska e përfshiu veten në një koalicion të sapoformuar që financohet dhe kontrollohet nga “strukturat parapolicore të LSDM-së”.

“Pyetja e vërtetë është se cili është shantazhi pas të cilit Arsovska detyrohet të punojë për LSDM-në dhe t’i largojë njerëzit nga puna. Mos vallë se është kapur në dyshim për korrupsion prej 160 milionë eurosh për impiantin e trajtimit, veprime të paligjshme që janë konfirmuar nga Banka Europiane e Investimeve? A është për shkak se Arsovska ka qenë e lidhur me djegien e veturës së drejtorit ekzekutiv të Unionit të Odave Ekonomike dhe dështimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të ndërmarrë veprime konkrete për këtë rast”, thuhet në reagimin e VMRO-së. /SHENJA/