(VIDEO) VMRO: Arsovska është dorë e zgjatur e LSDM-së, të japë dorëheqje

(VIDEO) VMRO: Arsovska është dorë e zgjatur e LSDM-së, të japë dorëheqje

Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së, e pyetur  se si i komenton zhvillimet në Këshillim e Qytetit të Shkupit dhe gjendjen me ndërmarrjet publike, tregoi se e gjithë situata i ngjan një teatri në të cilin kryetarja Danella Arsovska profilizohet si dorë e zgjatur e LSDM-së, ndërsa punëtorët vuajnë. Miteva theksoi se Arsovska është fajtore për gjithçka që po ndodh dhe për këtë duhet të japë dorëheqje.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE-SË

“Përderisa  LSDM, drejtori i NTP-së nga LSDM dhe Arsovska e shfajësojnë veten, Qyteti i Shkupit zhytet në borxhe. E gjithë situata i ngjan një teatri në të cilin Arsovska profilizohet si dorë e zgjatur e LSDM-së, ndërsa ndodh rrënimi i të gjitha ndërmarrjeve publike. Përveç asaj që qeveria e paaftë ia ka borxh NTP-së, borxh ka edhe Arsovska”.

Nga ana tjetër, nga LSDM vlerësojnë se “kryetari sulmues” i Shkupit, Hristijan Mickoski dhe paaftësia e VMRO-DPMNE-së së tij shkaktuan kaos në Shkup. Ata thonë se VMRO-DPMNE-ja në vend që të kujdeset për qytetarët dhe t’i realizojë premtimet për të cilat e ka marrë besimin në zgjedhjet lokale një vit më parë, po merret me tenderë, me “duart në mjaltë” dhe me kontroll mbi financat e Qytetit të Shkupit.

LSDM

“Vetëm për një vit arritën që NTP-së t’ia rrisin borxhin për 1 milion euro ndërkaq punëtorët t’i lënë  pa rrogë. Paaftësia e VMRO-DPMNE-së e la Shkupin pa transport publik për herë të parë në histori. E “sulmuesi” Mickoski personalisht paralajmëroi blerjen e autobusëve për Shkupin, ndërsa ish-mbrojtësjae tij, kryetarja Danella Arsovska premtoi transport publik falas. Arsovska dhe VMRO-DPMNE duhet të mbajnë përgjegjësi për kaosin që shkaktuan në NTP dhe në qytetin e Shkupit.”

Shkupjanët në vend të zgjidhjeve dhe projekteve kanë muaj që shohin sherre publike dhe përleshje mes Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së se kujt i kapin “duart në mjaltë”, thanë nga LSDM.

Medija Ajeti /SHENJA/