VMRO: “Afera “Parazitët” nxori në dritë lakminë e kësaj qeverie “antishtetërore”

VMRO: “Afera “Parazitët” nxori në dritë lakminë e kësaj qeverie “antishtetërore”

VMRO-DPMNE, në serinë e reagimeve të tyre thojnë se “Afera “Parazitët” nxori në dritë lakminë e kësaj qeverie antishtetërore dhe kriminale. Sipas tyre, përderisa njerëzit mbesin të papunë çdo ditë dhe nuk mund të mbijetojnë muajin, zyrtarët e LSDM-së dhe BDI-së me drejtoritë e tyre, nga VMRO-DPMNE theksojnë se ata mbushin xhepat me para publike dhe rezultati i tyre është zero e pastër.

VMRO-DPMNE

“Afera ‘Parazitët’ nxori në dritë lakminë e kësaj qeverie antishtetërore dhe kriminale. Përderisa njerëzit mbesin të papunë çdo ditë dhe nuk mund të mbijetojnë muajin, zyrtarët e LSDM-së dhe BDI-së me drejtoritë e tyre mbushin xhepat me para publike dhe rezultati i tyre është zero e pastër”.

Nga VMRO-DPMNE, gjithashtu në këtë aferë kanë publikuar  edhe emrin e Sadulla Durakut nga BDI,i cili sipas VMRO-os, ai është i emëruar në Telekom si zëvendës i Kitanovit, ndërsa paga e tij është 1500 euro dhe sipas tyre për një mandat 4 vjeçar Duraki do të fitojë 80 mijë euro, ndërkaq atë kanë përmendur edhe Shkodrane Dardhishtën, po nga e njëjta parti, e cila sipas tyre është anëtare joekzekutive e bordit të drejtorëve dhe e nëjta merr pagë mbi 1000 euro çdo muaj, ose siç deklarojnë nga VMRO,  50 mijë euro për një mandat. /SHENJA/