` . VMRO: 21 persona sot humbën jetën, ndërsa Zaev dhe Filipçe e kanë lënë popullatën pa vaksina - TV SHENJA

VMRO: 21 persona sot humbën jetën, ndërsa Zaev dhe Filipçe e kanë lënë popullatën pa vaksina

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar me anë të një komunikate, pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda 24 orëve kanë humbur jetën 21 persona, përcjell SHENJA.

Vetëm sot, 21 njerëz nga KOVID 19. vdiqën. Këto janë 21 familje të mbështjella me të zeza. Këta janë 21 persona, jeta e të cilëve mund të ishte shpëtuar, nëse Zaev dhe Filipce kishin siguruar vaksina.

Vetëm sot humbën jetën 21 persona nga Covid-19. Këto 21 familje në zi. Këta 21 persona jeta e të cilëve mund të ishte shpëtuar nëse Zaev dhe Filipçe kishin siguruar vaksina.

I gjithë rajoni po vaksinohet, të gjith po porosisin miliona vaksina, ndërsa vetëm Zaevi është i lumtur me 8 mijë vaksina që i merr si donacion, në vend që të sigurojë vaksina për të gjithë.

Çdo ditë e kaluar pa vaksina është një ditë tjetër e humbje të njerëzve të cilët mund të ishin shpëtuar. Stoilkoviq tha se janë në dispozicion 90 mijë vaksina kineze të Qeversë për zbatim të shpejt.

Pse deri më tani Qeveria dhe Filipçe nuk kanë ndërrmarë asnjë veprim për të blerë vaksinat deri më tani?

Zaev dhe Filipçe duhet të japin llogari për faktin se deri më tani ata gënjyen publikun se vaksinat thjesht nuk mbërritën. Nuk ka vaksina, ndërsa të gjithë në rajon janë të vaksinuar. Turp! /SHENJA/