` . Vlera e aksioneve të Facebook-ut bie me më shumë se 5 për qind - TV SHENJA

Vlera e aksioneve të Facebook-ut bie me më shumë se 5 për qind

Për shkak të problemit global të qasjes në platformat e rrjeteve sociale Whatsapp, Instagram dhe Facebook, vlera e aksioneve të Facebook-ut ra me më shumë se pesë për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aksionet e Facebook-ut u tregtuan me 325 dollarë për aksion, ndërsa vlera e mëparshme në mbyllje të bursës ishte 5,25 për qind më e lartë apo 343,01 dollarë për aksion.

Kompania humbi rreth 50,7 miliardë dollarë në vlerën e tregut, e cila arriti në 965.8 miliardë dollarë të premten.

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, vuri në dukje të hënën se pasuria e tij neto ra me 6,1 miliardë dollarë, ose 5 për qind, në 116,5 miliardë dollarë.

Në gjithë botën, Facebook, Instagram dhe WhatsApp u mbyllën të hënën.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona”, postoi zëdhënësi i Facebook-ut Andy Stone në Twitter, duke shtuar:

“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”.