Vjedhje me armë dhe eksplozivë të bankomateve në Point Retail Park në Veri të Shkupit

Vjedhje me armë dhe eksplozivë të bankomateve në Point Retail Park në Veri të Shkupit

 

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendrën tregtare Point Retail Park në Veri të Shkupit, raporton SHENJA.

Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar me maska në kokë u kanë vënë zjarrin bankomatëve në këtë qendër tregtare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, dalin katër personat me kallashnikovë, të cilët fillimisht sulmojnë sigurimin që qëndron në hyrje të qendrës së hapur tregtare, ndërsa më pas kanë vendosur eksploziv te bankomatët.

Supozohet se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve.

Në vendngjarje kanë dalë policë të shumtë të shoqëruar nga prokurorë që po kryejnë hetime.