VITI I RI ME PRURJE TË REJA, “DARDANËT” ME DY LOJTAR TË RINJ

VITI I RI ME PRURJE TË REJA, “DARDANËT” ME DY LOJTAR TË RINJ

Ekipi kombëtar i Kosovës me shumë gjasa do të përforcohet me dy futbollistë të rinj në fillim të vitit 2019-të. Seleksionuesi zviceran i Kosovës Bernard Çallands ka konfirmuar se janë shumë afër dy prurjeve të reja, ndërsa Florent Hadërgjonaj dhe Bastien Toma janë pikërisht futbollistët të cilët kanë pranuar të veshin fanellën e përfaqësueses . Hadergjonaj nuk ka bërë asnjë paraqitje për ekipin e parë të Zvicrës, ndërsa ka të drejtë të zgjedh Kosovën. Futbollisti i Hudersfilldit është aktivizuar më parë në kombëtaret e moshave të reja të helvetikëve duke shkëlqyer në anën e djathtë të mbrotjes. Lojtari tjetër 19-të vjeçari Bastian Toma aktualisht aktivizohet tek ekipi i Sionit dhe ka pranuar të luajë për Kosovën, mirëpo pret konfirmimin nga UEFA. Gjithsesi të dy futbollistët do të kenë të drejtë të luajnë me fanellën e Kosovës në kuadër të ndeshjeve eliminatoret për euro 2020-tën.