Viola Von Cramon u bën thirrje Kurtit e Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave

Viola Von Cramon u bën thirrje Kurtit e Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u ka bërë thirrje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të kthehen në tryezën e negociatave, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për punën e targave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon ka thënë se s’kishte interesim të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Von Cramon, me mos arritjen e marrëveshjes, shumë gjëra janë në rrezik.

“Më vjen thellësisht keq që nuk kishte interesim të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës nën ndërmjetësimin e BE-së. Shumë gjëra janë në rrezik, përfshirë edhe integrimi i arritur tashmë në veri të Kosovës. Në kohë të luftërave, gjëja e fundit që duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm. Arritja e një kompromisi kërkon vullnet politik dhe udhëheqësi të guximshme për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj i bëjë thirrje të dyve Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave, pasi nuk ka alternativë ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja të ndihmuar nga Miroslav Lajçaku”, ka shkruar Von Cramon.