` . Vinicius shmang humbjen, Reali shkon në derbi 5 pikë larg Atleticos - TV SHENJA

Vinicius shmang humbjen, Reali shkon në derbi 5 pikë larg Atleticos

Reali i Madridit ngec sërish në kampionat, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në sfidën ndaj Real Sociedad dhe mbeti në vendin e tretë të renditjes me 53 pikë, po aq sa ka edhe Barcelona e vendit të dytë.

Të besuarit e Zinedine Zidane dominuan takimin, por nuk arritën të shfaqen rrezikshëm në zonën e portës së Sociedad, teksa në fillim të pjesës së dytë u befasuan nga goli i Portu për miqtë.

Los Blancos gjetën golin e barazimit vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt, me anë të brazilianit Vinicius Junior, duke marrë një pikë me mjaft vlera, që e mban ende në garën për titullin kampion.

Në fundjavë Reali do të përballet me Atleticon e Madridit në derbin e kryeqytetit, një sfidë për t’u fituar për Los Blancos, pasi një rezultat negative ndaj skuadrës së Simeones, do t’ua shuante totalisht shpresat për titull.