` . (VIDEO) Zyrtare: Antonio Paviç firmos me Shkëndijën - TV SHENJA

(VIDEO) Zyrtare: Antonio Paviç firmos me Shkëndijën

Mbrojtësi kroat Antonio Paviç zyrtarisht është futbollisti më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Kroati ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse palët ngelin të kënaqura. Paviç në Tetovë vjen nga Zheljezniçari i Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa duke parë statisikat pritet të jetë vlerë e shtuar për krahun e majtë të repartit defanziv edhe pse paralel shquhet për karakteristika shumë pozitive në fazën sulmuese. Mbrojtësi i majtë dy sezonet e fundit ishte pjesë e Zheljezniçarit në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa ka luajtur edhe me Koper-in në Slloveni, si dhe Istra 1961 dhe Osijek në Kroaci. Paviç bëhet përforcimi i katërt i Shkëndijës në këtë merkato, pasi paraprakisht me kuqezinjtë firmosën me Egzon Bejtullain, Ljupço Doriev dhe Bruno Dita.