(VIDEO) Zjarr në një burg të Iranit, raportohet edhe për të shtëna

(VIDEO) Zjarr në një burg të Iranit, raportohet edhe për të shtëna

Videot në internet duket se tregojnë tymin që ngrihej nga burgu Evin në kryeqytetin iranian Teheran, i cili mban të burgosur politikë, derisa të shtunën mund të dëgjoheshin të shtëna dhe një alarm.

“Të shtëna armësh mund të dëgjohen nga burgu Evin dhe mund të shihet tym”, tha faqja e aktivistëve 1500tasvir.

Ende nuk ka pasur reagime nga zyrtarët apo raportime nga mediet shtetërore.