(VIDEO) “Zgjerimi i BE-së është çelës i prosperitetit të Ballkanit dhe të Evropës”

(VIDEO) “Zgjerimi i BE-së është çelës i prosperitetit të Ballkanit dhe të Evropës”

Zgjerimi i BE-së është thelbësore për prosperitetin e rajonit dhe Evropës. Kështu konkluduan kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe homologu i tij Italian Mario Dragi. Në takimin e përbashkët, në kuadër të vizitës së Kovaçevskit në Romë, u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Italia kultivojnë lidhje të ngushta politike dhe ekonomike të bazuara në dialog intensiv dhe takime të shpeshta në nivelin më të lartë institucional.

Kryeministri Kovaçevski siç raportohet, ka theksuar rolin e Italisë si promotore e zëshme e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, gjë e cila siç ka shtuar, është konfirmuar me Rezolutën e Parlamentit italian të vitit të kaluar. Me këtë rast, ai edhe njëherë dërgoi thirrje për mbajtjen urgjente të konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

 Qeveria e RMV-së

“U theksua se BE-ja duhet të njohë momentin dhe të marrë parasysh faktin se Maqedonia e Veriut dënoi luftën në Ukrainë dhe u rreshtua plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, si partnerë të vërtetë dhe të besueshëm, që ndajnë të njëjtat vlera të një bote të lirë dhe demokratike”.

Italia, është ndër 10 vendet më të mira me të cilat Maqedonia e Veriut ka vëllimin më të madh të tregtisë dypalëshe dhe se i një rëndësie të veçantë për promovimin e marrëdhënieve ekonomike është korridori 8, i cili përmes porteve të Shqipërisë do të sigurojë qasje të drejtpërdrejtë në tregun italian.

Kryeministri Kovaçevski ftoi homologun e tij italian, kryeministrin Mario Draghi, të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Emine Ismaili /SHENJA/